Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa si përgjigjet ministri Osmani për vizitën e Lavrovit në Shkup

Ja si përgjigjet ministri Osmani për vizitën e Lavrovit në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani vazhdon të jetë aktiv në përgjigjen e pyetjeve që qytetarët ia parashtrojnë në rrjetet sociale.

“Doki Lavrovin e harrove mdoket”, ka qenë komenti i radhës për të cilën kryediplomati ka dhënë përgjigje si në vijim:
“Nuk e harrova Lavrovin, e kam shpjeguar disa herë nëpër media. Lavrovi ishte në Shkup në të njëjtën mënyrë siç ishte disa muaj më parë në Neë York, në SHBA. Dhe do të thoni, si mundet Ministri i Jashtëm Rus të shkon në SHBA? Mundet për shkak se ai nuk ishte në vizitë dypalëshe, bilaterale me Amerikën, por ishte në selinë e Kombeve të Bashkuara në Neë York, dhe në Kombet e Bashkuara, Federata Ruse është anëtare. E njëjta ndodhi dhe në Shkup. Këtu ishte selia e OSBE-së dhe Federata Ruse është anëtare e OSBE-së. Dhe sigurisht se ardhja e tij nuk ka qenë e pakoordinuar me partnerët tanë më të rëndësishëm në OSBE. Dhe jo rastësisht, në të njëjtën ditë në zyrën time, erdhi Sekretari i Shtetit Blinken. Dhe, siç theksoi Jim O’Brien, ndihmës Sekretari i Shtetit, në një intervistë këtu në Shkup, thotë: “Ai e ndërroi agjendën e tij dhe u ndal në Shkup për t’i dhënë mbështetje Ministrit të Jashtëm për mënyrën se si e ka kryesuar OSBE-në.” Dhe suksesi më i madh i këtij kryesimi është se organizata mbijetoi, edhe atë mbijetoi për shkak vendimeve që u morën në Shkup, që të kemi kryeses të rij, që të vazhdohet mandati i Sekretarit të Përgjithshëm dhe 3 drejtorëve, siç janë: ODIHR, Përfaqësuesi i Lartë për Pakica dhe Përfaqësuesi për Media. ODIHR sot i mbikëqyrë zgjedhjet në Maqedoni për shkak se mandati i ODIHR-it u vazhdua këtu në Shkup, si rezultat i kryesimit tonë. Faleminderit shumë për pyetjet dhe vazhdoni të parashtroni pyetje dhe unë do të përgjigjem. Faleminderit shumë!”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!