Të dashur miq,
në vazhdim po postoj projektin tim më të ri muzikor. Bëhet fjalë për një kolazh me dy këngë të njohura që unë i kam patur gjithmon shumë të dashura “Po i vjen era karajfilit” (Këngë Gjakovare) dhe “Atë gushë të bardhë” (Këngë e Shqipërisë së mesme).
Dua të falenderoj “Alb Sound – Production” me producentin Bekim Malsia për orkestrimin dhe përkushtimin për realizimin e këtij kolazhi muzikor, si edhe Devis Kaziu (Klarinetë) dhe Hadim Misimi (Fizarmonik).
Uroj që të pranohet ngrohtësisht nga ana juaj!
Ju faleminderit,
Guximtar Rushani