Më 24 dhe 25 shkurt 2024, në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 04:00, janë ndërmarrë kontrolle të intensifikuara në komunikacion në zonën e SPB- Ohër.
Njëkohësisht, zyrtarët policorë kanë gjobitur 18 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjete motorike nën efektin e alkoolit, nga të cilët 4 në Ohër Strugë, 9 në Kërçovë dhe 1 në Dibër. Menjëherë ata janë përjashtuar nga trafiku, u janë konfiskuar dokumentet e drejtimit të makinës dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat përkatëse, njofton MPB.(Struga Ekspres)