Një tërmet me intensitet prej 3.1 ballë sipas shkallës makrosizmike europiane është ndjerë sot në orën 11:00 në pjesën jugperëndimore të vendit.
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave dhe Matematikës në Shkup bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte 119 kilometra në jugperëndim të Shkupit, pra në Shqipërinë fqinje.
Tërmeti u ndje edhe në Strugë dhe rrethinë.
(Struga Ekspres)