“Bujar Osmani e ka dëshmuar veten në skenën vendore dhe ndërkombëtare”
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një video-mesazhi teksa ka bërë thirrje për “unitet” për t’i thënë sipas tij, “JO Rusisë, PO Evropës”.
Bujar Osmani momentalisht është kryediplomat i vendit dhe nënkryetar i BDI-së.
“Bujar Osmani e ka dëshmuar veten në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ahmeti.