Me datë 19.02.2024 në ora 10:10 në Strugë, zyrtarë policorë nga MPB Strugë e kanë arrestuar 23 vjeçaren nga Kumanova.
Ajo dyshohet se më parë ka kryer një vjedhje në një objekt komercial në Strugë, gjatë së cilës ka marrë disa produkte.
Sendet e vjedhura u kthyen te pronari. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj gruas do të bëhet kallëzimi përkatës.