Tuesday, December 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni903 persona të infektuar me linë e dhenve në muajin janar

903 persona të infektuar me linë e dhenve në muajin janar

Gjatë muajit janar, në vend janë raportuar gjithsej 1.182 të sëmurë nga sëmundje akute infektive, duke përjashtuar COVID-19, gripin, tuberkulozin, AIDS, AFP dhe bartës kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV, me një incidencë totale 64.4 për 100.000 banorë.

Krahasuar me janarin 2023, ka një rritje prej 5.3 për qind, sipas të dhënave të raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

“Në muajin janar, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 903 persona të regjistruar.

Ato përbëjnë 76.4 për qind të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve në muaj dhe në grupin e dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj zënë 76.9 për qind.

Enterokoliti është në vendin e dytë për nga numri i rasteve të raportuara në muajin janar, me 163 raste.

Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme me gjak – pa HIV/AIDS janë regjistruar katër persona të sëmurë, si dhe janë raportuar dy raste me hepatit B viral dhe infeksion klamidia.

Gjatë muajit janar janë raportuar tre raste të konfirmuara me HIV, të seksit mashkull, të grupmoshës 20 deri në 59 vjeç.

Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara, me 31 janar, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987-2023, është 639, përkatësisht: 126 persona kanë vdekur, 513 janë në jetë. me HIV/AIDS.

Një rast me shytat infektive është regjistruar në Kërçovë, tek një person 19-vjeçar, i vaksinuar, ndërsa diagnoza është konfirmuar klinikisht”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!