Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë tubimit të kësaj partie në Kumanovë, iu përgjigj sulmeve të Ziadin Selës ndaj Alternativës ditëve të fundit. Ibrahimi tha se ato 8 deputetë që i mori Aleanca në zgjedhjet e fundit, janë rezultat i zemërgjerësisë së Afrim Gashit.
Ai e sfidoi Selën që të dalë i vetëm në zgjedhje dhe t’i marrë vetëm dy deputetë.
“Ato 8 deputetë që i mori Aleanca ishin për shkak të mirësjelljes së Alternativës dhe zemërgjerësisë së Afrim Gashit. Nëse atij ia bën mendja se ai prapë i fiton 8 deputetë, unë po e sfidoj sonte këtu. Shko vetë në zgjedhje dhe meri dy. Nuk po them 8, vetëm 2, edhe deputetët e Alterntivës i ke falë”, tha Ibrahimi.
Sekretari i Alternativës theksoi se nuk është më në pyetje fituesi i 8 majit, por se sa e thellë do të jetë fitorja e opozitës.
“Me 8 maj nuk është çështja a fitojmë ose nuk fitojmë, por se sa fitojmë. Andaj ju bëj thirrje që fitorja jonë të jetë e fuqishme”, tha Ibrahimi.