Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArben Fetai: Vendimin final dhe përgjegjësinë e mban Kryetari dhe askush tjetër

Arben Fetai: Vendimin final dhe përgjegjësinë e mban Kryetari dhe askush tjetër

Arben Fetai, në një status të tij në facebook profilin e tij , shkruan “Vendimin final dhe përgjegjësinë e mban Kryetari dhe askush tjetër.”

“Statuti i Aleancës për Shqiptarët, neni 61, thotë “Kuvendi i Partisë takohet më së paku një herë në 6 muaj.” Mbledhja e fundit e Kuvendit ka qenë më 21 janar 2022, në Kumanovë. Pra, për më tepër se 12 muaj, në vazhdimësi është shtyrë thirrja e Kuvendit të Partisë.

Në anën tjetër, Kuvendi e ka vetëm një kompetencë sa u përket zgjedhjeve dhe ajo përcaktohet në nenin 67, pika 9, ku shkruhet se Kuvendi miraton listat e kandidatëve për deputetë.

Përveç dispozitave statutore, nuk ka as precedent në historinë e Aleancës për Shqiptarët ku Kuvendi i Partisë ka nxjerr vendim për koalicionime apo madje as për futje në qeveri. Në vitin 2017, në mbledhjen e Kuvendit mbajtur në Shkup, ishte miratuar lista e kandidatëve për kryetarë të komunave. Por, në rrethin e dytë të zgjedhjeve Aleanca për Shqiptarët bëri koalicion me Lëvizjen Besa për të mbështetur kandidatët e ndërsjellë. Ky vendim nuk ishte marrë në Kuvend. Po të njëjtin vit, në mbledhjen e Kuvendit mbajtur në Gostivar, vetëm është diskutuar ideja për daljen e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria, ndërsa nuk kishte sjellë vendim. Vendimi ishte marrë nga vet Kryetari i Partisë. Në vitin 2020, vendimi për koalicionin me Alternativën, gjithashtu nuk ishte sjellë në Kuvend. Edhe në mbledhjen e Kuvendit mbajtur më 21 janar 2022 në Kumanovë, vetëm është diskutuar (arsyetuar), pjesëmarrja e ASH-së në qeveri, por Kuvendi nuk morri vendim për këtë veprim.

Rrjedhimisht, vendimi për koalicionime i takon Kryetarit të partisë si lider i partisë i zgjedhur drejtpërdrejtë nga Kongresi, në konsultim me organet tjera të partisë, gjë që Arben Taravari tanimë e ka bërë.”, ka shkruar Fetai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!