Nga SPB-Tetovë për TV21 konfirmojnë se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.
“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga SPB-Tetovë për TV21.
Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21. SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë./tv21.tv