Pas më shumë se 10 vitesh që shiste gazeta nëpër rrugët e qytetit, personazhi mjaft karizmatik Ilir Bego e ka braktisur tashmë këtë punë.
Ai cilësohej si i riu i fundit në qytet që ushtronte këtë punë dhe gëzonte respektin e një qyteti të tërë apo edhe pushuesëve të tij.
Po çfarë mund të themi rreth asaj që bënte Ilir Bego?
Të shesësh gazeta në këtë kohë kur informacioni gëlon në rrjete sociale dhe internet, ishtë me të vërtetë një sfidë me vete. Dhe kur këtë punë e bën për të siguruar të ardhurat për të jetuar atëherë, e beson se ka ende njerëz që duan ta lexojnë lajmin dhe jo vetëm ta shikojnë.Iliri ishtë ndoshta nga të vetmit gazetashitës në zonën juglindore të vendit, ai shiste gazeta në rrugët, trotuaret dhe lokalet e Pogradecit.
të e shihje çdo ditë në rrugët kryesore të qytetit liqenor, i buzëqeshur, i sjellshëm me të gjithë edhe me ata që nuk e blinin gazetën. Iliri thoshte gjithmonë se këtë punë e bënte me dashuri.Por si shumë të rinj edhe Iliri pas 10 vitesh që e ushtroi këtë punë e la, mendonte të ikte jashtë për një jetë më të mirë dhe për më shumë të ardhura.
Ndonëse i paarsimuar si duhet, Iliri mund të flasë 3 gjuhë të huaja. Thoshte gjithmonë se deri ditën kur ti hapet rruga për të ikur do shiste gazeta, por në fakt ëndrra që kishte nuk u realizua pasi sot Ilirin e shohim të bëjë një tjetër punë komunitare duke punuar në sektorin e gjelbërimit të qytetit por edhe këtu Ilir gëzon të njëjtin respekt pasi të gjithë e përgëzojnë për punën që bën.
Por nëse qytetit ju shtua një njeri që punon për gjelbërimin e tij, qyteti dhe turistët humbën një gazetashitës që ua çonte lajmin në çdo tavolinë, çdo mëngjes.