Ng.a sot (e diel, 29 tetor) bëhet ndryshimi i orës dimërore duke bërë që akrepat të kthehen 60 minuta prapa.
Në orën 03:00 akrepat e orës do të lëvizin një orë prapa, gjegjësisht në orën 02:00.
Ndërrimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.
Në Evropë vitin e kaluar është përmendur si ide që të mos ketë fare “ndryshim të orës”, megjithatë nuk ka pasur veprime konkrete në këtë drejtim.