Wednesday, December 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeSliderGranit Xhaka, me fanellën me të shitur te Bajer Leverkuzeni

Granit Xhaka, me fanellën me të shitur te Bajer Leverkuzeni

Asnjë fanellë e Leverkusenit nuk është shitur më shumë se ajo e Granit Xhakës. Mesfushori shqiptarë e ka filluar në mënyrën më të mirë jetën e re në Gjermani. Një vështrim në shifrat e shitjeve të fanellave të Leverkuzenit, tani tregon se kapiteni i Zvicrës po bëhet lojtari i preferuari i tifozëve. Një listë e “ZDF Sportstudio” ka renditur se cila fanellë e secilit ekip të Bundesligës është shitur më shumë deri tani. Te Leverkuseni, fanella e Granit Xhakës me numrin 34 është më e shitura.

Kjo do të thotë se fanella e Xhakës është më popullore se ajo e sulmuesit Viktor Bonifas, mega nënshkrimi tjetër i Bajer Leverkuzenit, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para.

Ndërsa, te skuadrat e tjera, fanella e Hari Kejnit është më e shitura te Bajerni, Çavi Simons është shumë i popullarizuar në RB Lajpcig, kurse bluza e Leonardo Bonuçit tek Union Berlin është më e kërkuara. Vetëm te Borussia Dortmund në krye është një fytyrë e njohur, Marko Rojs.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!