Pardje në komisariatin e Policisë Probishtip u raportua se rreth orës 11:30 në vendin e quajtur “Livadi” në hyrje të fshatit Tursko Rudari, Probishtip, katër persona e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë lidhur në pemë G.K (53) nga fshati Nivivan i Koçanit, i cili punonte si bari.
Së shpejti, ai u gjet nga D.T fshati Turkso Rudari, më pas është dërguar në Spitalin klinik Shtipit, ku i janë konstatuar lëndimet dhe i është dhënë ndihmë. Për rastin e njoftuar prokuroria publike tha se po punojnë për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë raporti përkatës.