Një shtetas i Maqedonisë së Veriut raportohet të ketë ndërruar jetë në një aksident trafiku në autostradën A3 në Kroaci, përcjell TV21. Mediat kroate raportojnë se nga aksidenti është lënduar edhe një person, ndërsa personi i vdekur, një 51-vjeçar, ka qenë pasagjer në automjetin me targa të Italisë. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në relacionin Bregana-Lipovac.