Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është afër njohjes nga Greqia.
Kurti në një intervistë për mediumin polak TVP World tha se është optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë edhe vendet e tjera mosnjohëse.
Ai shtoi më tej se dëshira e Kosovës për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore.