Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëGjeniu kosovar në Gjermani, aplikoi në 37 fakultete të mjekësisë, pranohet në...

Gjeniu kosovar në Gjermani, aplikoi në 37 fakultete të mjekësisë, pranohet në të gjitha

Konkurroi në 37 universitete të mjekësisë, e në të gjitha u pranua. Por, Bleron Hajdari që jeton në Frankfurt të Gjermanisë zgjodhi ta kryejë shkollimin bash në këtë qytet.

Hajdari, 18-vjeçar, që e përfundoi gjimnazin me notë maksimale 1.0, e ka menduar edhe specializimin që do ta kryejë, pas 6 vitesh studime.

“Tash po mendoj me ndjek ortopedinë dhe kirurgjinë, sepse më pëlqen me punu me sport edhe babi jem është tu punu si ortoped, andaj ky është drejtimi i mjekësisë që e kam pa deri tash më së shumti dhe më është dok më interesant”, deklaroi Hajdari, për Klan Kosova.

Ai tha se synimet i kishte të qarta rreth asaj që dëshironte të arrinte, dhe ia doli me punë e disiplinë. E për sukseset e të riut shkruajtën edhe gazetat gjermane.

“Kam marrë pjesë në gara të historisë, matematikës dhe biologjisë, kam dal i suksesshëm në ato lëndë, e për historinë kam mujt me fitu një çmim nga Ministri i Kulturës i Republikës së Esenit, për atë kanë nis me shkru gazetarët”, pohoi tutje ai.

Krenar për të arriturat e Bleronit shprehet babai i tij, që vjen nga Skenderaj, e i cili po ashtu vepron në fushën e mjekësisë, ku si ortoped punon në Gjermani tash e 30 vjet.

“Është një fëmijë shume i urtë, i sjellshëm, e i disiplinuar, derisa si pikë plotësuese që e ka zgjedhë rrugën e mjekësisë më bën të ndjehem mirë, megjithëse unë nuk ju kam përzi, ka qenë zgjedhja e tij”, tha Muharrem Hajdari

18-vjeçari do të marrë pjesë në një garë të filozofisë pas një jave, e pastaj do të nis përgatitjet për fakultet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!