Prezantohet si koleg i tyre, arrestohet 39 vjeçari nga policia

0
105

Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetasit S.S.(39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat penale “përfaqësim i rremë” nga neni 391 dhe “falsifikim i dokumenteve” nga neni 378 i Kodit Penal. Gjatë identifikimit nga ana e zyrtarëve policorë, i akuzuari është paraqitur rrejshëm si punonjës i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka përdorur letërnjoftim të rremë zyrtar për atë pozicion që pretendonte se mbante.