Ulje e dukshmërisë deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës mëngjesin e sotëm ka në akset rrugore Manastir – Prilep, Ohër – Strugë, Ohër – Resnjë, Shtip – Radovish, Shtip – Negotinë dhe Tetovë – Shkup, nga 50 deri 100 metra në aksin rrugor Koçan – Vinicë Shkup – Kumanovë, nga 100 deri 150 metra në rrugët Veles – Shkup, Shkup – Veles, Gradsko – Negotinë dhe Makedonski Brod – Kërçovë dhe deri në 100 metra në qafën malore Pletvar.
Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, me lagështirë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.