Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi dje se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagës minimale.
“Vitin e ardhshëm presim sërish rritje të pagës minimale, sepse kemi ndryshuar metodologji. Tani po ndikon edhe rritja e kostos së jetesës dhe rritja e produktivitetit, gjegjësisht BPV-së në vend”, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Kryeministri theksoi se diskutimet me dhomat e tregtisë janë shumë të hapura.
“Tani nuk është koha për të financuar profitabilitetin, tani është koha për të financuar mbijetesën, si për kompanitë, ashtu edhe për shqetësimin e kategorive më vulnerabël”, nënvizoi kryeministri në konferencën për shtyp, pasi njoftoi se qeveria ka miratuar një paketë të re të masave me vlerë 350 milionë euro.