Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Vojnik të Kumanovës.
Një bari ka shkrepur me armë ndaj një kalimtari, njoftojnë nga MPB.
Me datë 05.09.2022 në ora 21:18 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm Kumanovë është raportuar se me lëndime është sjellë J.S. nga Kumanova.
Siç ka raportuar ai, teksa po ecte është goditur nga një bari, i cili ka qëlluar me pushkë në drejtim të qenve.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thotë policia.