Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski: Të mos gërmohen kripto valuta sepse kjo shpenzon shumë rrymë

Kovaçevski: Të mos gërmohen kripto valuta sepse kjo shpenzon shumë rrymë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot bëri thirrje të mos gërmohen kripto valuta sepse konsumi i rrymës gjatë këtij procesi është enorm.

“Lidhur me furnizimin kam një thirrje. Janë disa shtëpi të caktuara e madje edhe persona juridik në të cilët ka konsum jashtëzakonisht enorm të rrymës dhe kjo është pothuajse 100 për qind për shkak të gërmimit të kripto valutave, kjo duhet të ndërpritet sepse ajo energji elektrike është subvencionuar nga të gjithë qytetarët. Subvencioni të cilin në çmimin e fundit e paguajnë qytetarët është 80 për qind, por kur thoni 80 për qind do të thotë se nëse nuk është subvencioni qytetarët duhet të paguajnë pesë herë çmim më të lartë. Çdo shpenzim i pamatur joproduktiv dhe i pandërgjegjshëm shkakton mungesë, shpenzime shtesë të buxhetit dhe mangësi në furnizimin e atyre të cilëve u nevojitet për nevojat më të rëndësishme personale dhe afariste”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit për siguri.

I pyetur përse nuk ndiqet shembulli kosovar i cili me ligj ndalon gërmimin e kripto valutave, Kovaçevski u përgjigj se për të nevojitet miratim i vendimit ligjor.

“Po, mundet, por për atë duhet të sillet vendim ligjir. Gjithnjë derisa nuk miratohet vendimi ligjor, do të duhet të shkohet me thirrje, ndërsa nëse bëhet fjalë për kompani, përkatësisht për persona juridik, e dini se vendosëm tarifim në blloqe, kështu që nëse konsumi është i madh, kalojnë në bllokun tjetër. Në këtë periudhë nuk duhet të bëhet kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Krahasime me vendet fqinje është mirë të bëhen, unë jam në komunikim me të gjithë, por secili e ka specifikën e vet. Kosova për momentin është në situatë të rëndë dhe atje tashmë kanë filluar restriksionet”, theksoi kryeministri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!