Do të jetë një fazë grupesh intensive në Ligën e Kampionëve, pasi do të duhet të luhet midis muajve shtator dhe nëntor, pasi që Kupa e Botës do të luhet në muajin nëntor dhe dhjetor.
Dy ndeshjet e para në grupe do të luhen për një javë, e treta dhe e katërta në dy javët e para të tetorit dhe dy të fundit në javën e fundit të tetorit dhe javën e parë të nëntorit.
Faqja e internetit “FiveThirtyEight”, ka bërë një analizë ku tregojnë shanset në përqindje që kanë ekipet për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Ajo që bie në sy është se Real Madrid, kampioni i sezonit të kaluar, ka një shans prej 6% për të ngritur trofeun. Sipas studimit në fjalë, Bajern Munihu është ekipi që ka më shumë shanse për ta fituar me 20%, i dyti është Man. Siti me 18% dhe në vendin e tretë është PSZH me 16%.
Barcelona, edhe pse ka bërë një merkato shumë të mirë, renditet në vendin e 6-të për ta fituar trofeun me 5% shanse. /abcnews.al