Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKovaçevski pret që negociatat me BE-në të përfundojnë në vitin 2030, Maqedonia...

Kovaçevski pret që negociatat me BE-në të përfundojnë në vitin 2030, Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së

Qeveria ka marrë vendim për krijimin e strukturës për negociata për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, informoi sot në një konferencë për media kryeministri Dimitar Kovaçevski. Negociatori kryesor do të jetë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, ndërsa ekipi do të përfshijë edhe ekspertë vendas, nëpunës civilë dhe ekspertë jashtë institucioneve, si ekspertë të huaj.

Kovaçevski beson se institucionet kanë kapacitet për negociata me BE-në dhe pret një strukturë cilësore dhe efikase që do të përballet me sfidat.

Ai bëri të ditur se i gjithë procesi do të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Negociatat duhet të vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më parë. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është një qëllim i arritshëm, tha Kovaçevski duke bërë apel për një konsensus social për të arritur progres drejt BE-së, si dhe duke bërë thirrje për opozitën që të marrë pjesë, të mbështesë dhe të ndihmojë procesin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments