Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni21 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, këto ishin 10 pikat kyqe të...

21 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, këto ishin 10 pikat kyqe të marrëveshjes shqiptaro-maqedonase

Marrëveshja Kornizë e Ohrit që u nënshkrua para 21 vjetësh është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut.

Kjo ujdi e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni të Veriut.

Roli i bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në ish-IRJM, Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja, dërguan përfaqësuesit e tyre: Francois Leotard dhe James Perdew, si ndërmjetësues për arritjen e paqes.

Pas negociatave të mundimshme me palët e konfrontuara, ata përgatitën dokumentin e ashtuquajtur “Versioni Draft i Dokumentit Kornizë”, të cilin më 7 korrik 2001 ua dorëzuan katër liderëve pjesëmarrës në Qeverinë e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë së Veriut dhe presidentit Trajkovski.

Fundi i negociatave shqiptaro-maqedonase ishte Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në momentin kur pritej që negociatat e Ohrit të marrin fund, qarqe të caktuara nacionaliste, qeveritare dhe joqeveritare maqedonase filluan të japin deklarata të pamatura, të cilat shkaktuan reagime të ashpra të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Këto deklarata përpiqeshin të minojnë procesin politik dhe projektin e marrëveshjes të hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Por, qendrat e vendosjes ndërkombëtare ia bëri me dije palës maqedonase, se: “Rrugëdalje më të mirë, pos pajtimit dhe nënshkrimit të këtij dokumenti nuk ka”.

Negociatat shqiptaro-maqedonase në Ohër zgjatën rreth dhjetë ditë dhe përfunduan më 13 gusht 2001. Nën trysninë ndërkombëtare, konflikti shqiptaro-maqedonas u mbyll me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfshin dhjetë pika kyçe:

Parimet themelore;Ndërprerja e armiqësive;Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;Procedurat e posaçme kuvendare;Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;Shprehja e identitetit;Implementimi;Anekset; dheDispozitat përfundimtare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!