– Dita Ndërkombëtare e Rinisë –
12. Gusht. 2022.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 12 Gushti, është dita e kujtimit dhe pohimit të rëndësisë të kontributit të rinisë në këtë botë!
Këtë vit, tema e shpallur nga Kombet e Bashkuara është ” Solidariteti ndër breza : Krijimi i një bote për të gjitha moshat “.
Themeli i egzistimit dhe funksionimit të çdo shteti është edukimi i rinisë, mundësimi i hapësirës për veprim të rinisë, dhe hapësirës së angazhimit të gjithëanshëm shoqëror, e mbi të gjitha duke i dhënë ZË rinisë.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë u organizua nga OKB – ja, për të njohur kontributin që të rinjtë japin në arsim, zhvillimin e komunitetit, grupet mjedisore, vullnetarizmin për projekte të ndryshme sociale.
Në kontekstin e përgjithshëm rinia është organika e cila i posedon të gjitha benefitet për të bërë ndyshimin e skenës politike. Koha për të gumëzhuar për fatin e rinis është tani.
ASH – dega në Strugë ju uron të gjithë të rinistave ku do që janë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!