Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrajcë, lagjia Krastë. Banorët kanë gjetur në mëngjes të varur në një pemë aftër shtëpisë, shtetasin Fatos Çollaku 48 vjeç. Sipas banorëve shkak ka qënë varfëria, prej muajsh nuk kishte energji elektrike, i kishin prerë energjinë për shkak të mos pagesave. Jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit. Ndërkohë që trupi i tij gjendet në morgun e Elbasanit, ku akoma nuk është paraqitur mjeku ligjor për ekspertizën ligjore për të përcaktuar shkaqet.