Një vajzë e re e moshës 22 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një festë private në objekt hotilerik.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për L.S nga rajoni i Kumanovës.
“Zyrtarë policor menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se L.S gjatë kohës së festës private, pasi ka dalë nga pishina, e ka marrë telefonin i cili ka qen në mbushës, pas cka është rrëzuar në tokë, ndërsa në objekt është ndalur energjia elektrike”, kanë njoftuar nga MPB, përcjell SHENJA.
Mjek nga Ndihma e shpejtë e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurori Publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.