Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiBerisha: Pas arrestimit të Thaçit qëndron një trinom: Kremlin-Beograd-Tiranë (VIDEO)

Berisha: Pas arrestimit të Thaçit qëndron një trinom: Kremlin-Beograd-Tiranë (VIDEO)

Pasi deklaroi disa herë në Kuvend se PD i ka futur thikën pas shpine Hashim Thaçit, Edi Rama u përball me kryetarin demokrat, Sali Berisha.

Ky i fundit tha në Kuvend se vetë Rama dhe Baton Haxhiu kanë ndikuar në arrestimin e Thaçit dhe udhëheqjes politike të Kosovës.

“Kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari e ktheu Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi si një pacient i pamjekuar, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantët në Paris.

Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, dua t’u them sot të vërtetën.

Në procesin e arrestimit të Thaçit qëndron një trinom: Kremlin-Beograd-Tiranë.

Ky e mori, e futi Hashim Thaçin në spiralen e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ky i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Ky, bashkë me Ymerët dhe Klosët e tij, janë burime shpifjesh të pafundme.

Edi Rama, në një spiral futi udhëheqjen politike të Kosovës, e cila në mënyrë absolute ndikoi në arrestimin e tyre.

Unë do diskutoj më vonë për të gjithë të vërtetat e raportit të Dick Marty-t. Por ky, që do të bëhet tani patriot, absolutisht me Baton Haxhiun, janë promotorë të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.

Këta ndërmorën fushatën për anulimin e gjykatës speciale, që tregonte indirekt përpjekje për të fshehur fajësinë. Prandaj hidhet këtu se e di se në çdo variant, del argat dhe vasal i Aleksandër Vuçiçit. Sepse e di se në çdo samit është i damkosur si argat i tij,” tha Berisha.

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!