Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Zhan Mitrev”: Personat përgjegjës të spitalit do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar...

“Zhan Mitrev”: Personat përgjegjës të spitalit do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë shërbimeve të inspektimit

Personat përgjegjës nga Spitali klinik “Zhan Mitrev” ditëve të fundit kanë qenë në kontakt me shërbimet inspektuese nga MALMED, ISHSSH, si dhe me Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) dhe MPB-në, me qëllim për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, njoftojnë nga spitali.

“Si edhe më parë, në interes të konstatimit të gjendjes faktike, mbetemi në dispozicion për bashkëpunim me të gjitha organet zyrtare shtetërore. U bëjmë thirrje mediave dhe të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga konkluzionet e parakohshme dhe prezantimi i spekulimeve të ndryshme”, theksojnë nga atje.

Disa inspektime janë kryer në klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup pas informacioneve se atje po kryhen teste klinike të pa raportuara dhe pas ankesave të parashtruara nga disa familjar që kërkojnë përgjigje se çfarë saktësisht ka shkaktuar vdekjen e të dashurve të tyre, Covid-19 apo infeksionet bakteriale.

Menjëherë pas publikimit të informacioneve, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur lëndë. Rasti i është caktuar prokurorit publik kompetent i cili do të ndërmarrë veprime për verifikimin e pretendimeve që tregojnë për vepra penale kundër shëndetit të njerëzve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!