Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLAJMI I FUNDIT: Çmime të reja të derivateve të naftës

LAJMI I FUNDIT: Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,40% në krahasim me vendimin e datës 04.07.2022.

Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare: për benzinën me 2,501%, për naftën me 1,699%, për vajin ekstra të lehtë për 2,028% dhe për karburantin për 2,898%.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të vajit EURODIESEL (DE V) dhe të vajit ekstra të lehtë shtëpiak (EL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS zvogëlohet për 1.078 den/kg dhe do të arrijë në 52.649 den/kg.

Nga data 07.01.2022 ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 108,50 (den/litër)

EUROSUPER BS – 98 110,50 (denarë/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) 103.50 (denarë/litër)

Naftë Extra Light 1 (EL-1) 102.00 (denarë/litër)

Karburanti M-1 NS 52,649 (denarë/kilogram)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments