Dyzet e shtatë policë të lënduar, 11 prej tyre me lëndime të rënda , 11 protestues të arrestuar dhe dëme materiale, ky ishte epilogu i protestave të mbrëmshme kundër propozimit francez.
Gjatë protestës janë dëmtuar edhe xhamat dhe fasadat e Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme. Gjithashtu janë thyer 16 mburoja policie, disa helmeta mbrojtëse policore dhe lidhje radiofonike, si dhe është dëmtuar një shtëpi policie përballë Kuvendit dhe një automjet policie.
Nga protestuesit janë vërejtur disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike, të cilët kanë gjuajtur gurë, vezë, sende hekuri, pllaka bekaton, molotov, tabela trafiku, kosha plehrash dhe mjete piroteknike, si në godina ashtu edhe në drejtim të punonjësve të policisë që po kryenin veprime zyrtare për sigurimin e institucioneve shtetërore, thuhet në njoftimin e MPB-së.(Struga Ekspres)