Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar disa emra që sipas tij po punojnë për rrëzimin dhe destabilizmin e Qeverisë së Kosovës. Miftari thotë se kjo po bëhet për arsye që të jetësohet pastaj Open Ballkani, përcjell Bota Sot.
Ai thotë se në këtë skenar janë futur qindra milionë euro.
Postimi i plotë:
“Vladimir Putin, Sergei Lavrov, Aleksader Vuçiq, Richard Grenel, Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj Lumir, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli, Driton Abazoviq…….ndoshta edhe Franca janë autorët që po punojnë natën dhe ditën ta rrëzojnë dhe destabilizojnë qeverinë e Kosovës nga pushteti për ta jetësuar pastaj Rusinë e Ballkanit, Serbinë e madhe (Open Ballkanin).
Në këtë skenar janë futur qindra milionë euro për ta ble dhe gënjyer opinionin publik dhe ndërkombëtar a kanë me pas sukses ardhmërie do të na tregoj!
Sidoqoftë kujdes armiku nuk flen kurrë..!”, ka shkruar ai. /BotaSot