Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski: Kjo verë do të jetë me protesta të shumta dhe bllokada

Mickoski: Kjo verë do të jetë me protesta të shumta dhe bllokada

Për VMRO-DPMNE-në, koalicionin dhe shumicën e qytetarëve, çështja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk është mbyllur. Vazhdojmë me aktivitetin tonë, do të kemi verë të protestave dhe bllokadë aktive në Kuvend. Në vjeshtë do të ketë hapa të rinj, do të jetë dinamike, ndërsa përgjegjësinë mbi këtë do e bartë Qeveria, deklaroi sonte lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski.

Ai në intervistën për TV 24 ka thënë se do të protestojnë në rrugë, në lagje, para institucioneve ose siç tha, “kudo ku shohin se duhet të protestohet”.

Numri një i VMRO-DPMNE-së theksoi se kërkojnë zgjedhje të shpejta parlamentare që siç qartësoi “zgjasin prej 45 deri në 60 ditë”.

“Ne propozojmë ndryshim të Kodit zgjedhor me të cilën do të fshihet institucioni qeveri teknike”, tha Mickoski duke shtuar se kanë propozuar ligj pra ku do të fshijnë pjesën ku qëndron qeveri teknike.

Sipas tij, Qeveria po afrohet drejt fundit të saj. Herët ose vonë, thotë ai fundi do të vjen.

“Suksese të menjëhershme nuk ekzistojnë, premtoj luftë dhe premtoj fitore, këtë herë premtoj triumf të madh. Nëse i shohim matjet e mendimit publik shumë afër është VMRO-DPMNE deri te shumica në Parlament”, tha ai.

Ai thekson se Qeveria nuk zhvillon asnjë proces që të tejkalohet kriza.

“Nuk shoh asnjë proces për momentin që është në drejtim të ulë efektet nga kriza ekonomike, energjetike apo e sigurisë”, tha Mickoski.

Lidhur me reagimin e SHGM-së që politikanët të mos nënçmojnë gazetarë në fjalimet e tyre publike, Mickoski tha se në tubimin nuk ka përmendur gazetarë, por siç tha “pena proqeveritare”.

“Unë jam njeri i edukuar, nuk do të ofendoj publikisht gazetarë, as më shkon ndërmend të padis gazetar. Atë profesion duhet të gjithë ta vlerësojmë dhe respektojmë. Unë askund nuk përmend gazetarë. Nëse ndonjë gazetarë e ka njohur veten, shfrytëzoj këtë rast të shpjegoj se nuk kam pasur për qëllim ta them në atë aspekt”, tha Mickoski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!