Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriRama takon Kurtin: Falënderoj shiun që nuk ra dhe qenin që ndali...

Rama takon Kurtin: Falënderoj shiun që nuk ra dhe qenin që ndali së lehuri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të qeverive, në një moment ka nxitur edhe të qeshura.

Rama pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe kabinetin kosovar për pritjen, bëri edhe dy falënderime.

Në fillim, Kurti qeshi, por nga fundi, ndryshoi çehre.

“Faleminderit edhe për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas here reshje 20-minutësshe. Ishte një qen aty, që lehte përpara se të fillonin himnet, por mbas këndimit të himneve edhe qeni nuk lehu më, çka jep mesazh për ngjashmëritë e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa mes mesh”, ka thënë Rama.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments