Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 100 artikuj shtrenjtohen për një ditë

Mbi 100 artikuj shtrenjtohen për një ditë

Çmimet e larta të produkteve ushqimore janë bërë të paarritshme për shumicën e qytetarëve. Ata thonë se çdo ditë shohin çmime të reja të artikujve nëpër markete.

Vetëm dje mbi 100 produkte janë “gdhirë” me çmime më të larta. Sipas tyre marzha e vendosur për produktet bazë nuk vërehet aspak ngaqë produktet e tjera kanë arritur dyfishin e çmimit, posaçërisht prodhimet e mishit dhe detergjentet.

Përfaqësuesit e rrjeteve të marketeve thonë se këto çmime diktohen nga prodhuesit dhe shpërndarësit. Nga ana tjetër qytetarët thonë se kanë mbetur në mëshirë të fatit duke humbur besimin në organet mbikëqyrëse për mbrojtën e konsumatorit si dhe në institucionet kompetente për stabilitetin ekonomik. Për të përballuar inflacionin qytetarët kërkojnë rritje të pagave.

 

“Po shtrenjtë janë por s’kemi çfarë të bëjmë, i kanë shtrenjtuar po këta nuk i kanë fajet. Fajet i kanë ata lartë kryesia. Unë jam me 7 anëtarë të familjes e kemi patjetër të blejmë çdo ditë nga diçka. Ku e vëreni më tepër shtrenjtimin, në cilat produkte? Më së shumti këto produktet ushqimore dhe perimet në treg”, tha një qytetar.

“Nuk është bre vetëm dita e djeshme kjo ngritje e çmimeve, kështu bëjnë që dy vjet. Zgjidhjen më të mirë e di populli që të jetë syçelë se çfarë po zgjedh, çdo njeri na përfaqëson ndërsa ne po e vuajmë këtë”, u shpreh një qytetar.

“Në përgjithësi krejt produktet janë shtrenjtë, por e keqja është se po bëhen edhe më shtrenjtë. Nuk ka këtu asgjë, bash kurrgjë hiq s’ka hajr. Një shembull, lëngu mollës 74 denarë ishte më datë 14 qershor, të nesërmen kur shkova i njëjti lëng ishte 79 denarë! Por, s’kemi çfarë të bëjmë”, tha një qytetar.

Në pikëpamjet e ekspertëve ekonomik rritja e pagave do të ndikonte në mënyrë plotësuese në rritjen e serishme të çmimeve. Ngaqë qytetarët do të shtojnë kapacitetin e shpenzimit dhe kërkesa do të jetë më e lartë se oferta në treg dhe si rrjedhojë nevoja për furnizime të prodhimeve ushqimore do të rrit çmimet./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!