Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZelensky: Titullin ‘personazhi i vitit’ mos ma jepni mua por popullit tim

Zelensky: Titullin ‘personazhi i vitit’ mos ma jepni mua por popullit tim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një intervistë për tre vjetorin e presidencës së tij.

Një udhëtim politik që ishte i pazakontë edhe para vitit 2022, me një aktor që fiton zgjedhjet presidenciale pasi njihet kryesisht sepse interpreton rolin e presidentit në një serial të ndjekur, edhe në Rusi.

Do të mjaftonte kjo për të mbetur në histori, por sulmi rus ndaj vendit të tij ka shndërruar Volodymyr Zelensky në një simbol të aspiratave për liri të popullit të tij, si dhe në një nga personazhet më të njohura në botë. “Nuk e di a ndihem një politikan, por me siguri ndihem president”, deklaroi ai gjatë intervistës.

Revista prestigjioze Time, që çdo vit përpilon renditjen e njerëzve më të njohur në botë, me shumë gjasa sipas sondazheve do të vë presidentin ukrainas në majën e tyre, por Zelensky do të dëshironte që ky titull të shtrihej te i gjithë populli i tij.

“Ato janë populli i vitit, për këtë arsyeje ne jemi kaq të bashkuar tani. Kjo luftë po tregon popullin që kemi, jam shumë krenar për to.

Zelensky gjatë intervistës foli edhe për ushtarakët tashmë të dorëzuar nga kompleksi industrial i Azovstal, në Mariupolin e humbur, duke siguruar se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe se pa një shkëmbim robërish nuk do të vijoi asnjë marrëveshje tjetër me Kremlinin.

Presidenti ukrainas shtoi se ushtria ruse po pëson humbje të paimagjinueshme, aq sa “nuk do të rimëkëmben për disa vite”, dhe se është i bindur për fitoren. Zelensky shtoi se “lufta filloi e përgjakshme, por do të mbyllet me diplomaci. Nuk e filluam ne luftën, por jemi ne që do ta përfundojmë”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!