Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTurqit nuk i njohin rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, ankohen...

Turqit nuk i njohin rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, ankohen tek ESHS-së duke kërkuar anuliminin e tyre dhe të shpallen të pavlefshme

K ëshilli Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në Maqedoninë e Veriut, që përfshin OJQ-të turke, subjektet politike të komunitetit turk, intelektualë të shquar turq, profesorë universiteti dhe figura të tjera me ndikim, kanë dorëzuar sot një ankesë për shifrat e Regjistrimit të popullsisë të vitit 2021. Sipas tyre, regjistrimi nuk përfaqëson pasqyrën e vërtetë të popullit turk në vend dhe shifrat dhe përqindjet janë të nënvlerësuara.

“Sot kemi dorëzuar një ankesë me fakte dhe argumente, se i gjithë regjistrimi është bërë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, janë shkelur edhe shumë të drejta të parashikuara në kushtetutën e RMV-së. Siç theksuam me 30 mars 2022 shifrat dhe përqindjet e publikuara për turqit në regjistrim i shënojmë si joreale dhe informojmë publikun se nuk e njohim rezultatin dhe nuk e pranojmë. Kërkojmë nga ESSH që të anulojë rezultatet e regjistrimit dhe ti shpall të pavlefshme”, tha HUSREV EMIN, KRYETAR I BASHKËSISË SË ORGANIZATAVE JOQEVERITARE TURKE NË RMV.

Erdogan Saraç nga Lëvizja Kombëtare Turke thotë se të dhënat e tyre nga terreni flasin se turqit përbëjnë rreth 7% të popullsisë së përgjithshme në vend.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments