Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëXhemi Hajredini: Një ditë do të bëhet mirë

Xhemi Hajredini: Një ditë do të bëhet mirë

Nga Xhemi Hajredini

Një ditë do të bëhet mirë

Poezi nga Xhemi Hajredini

Një ditë

Me hir a me pahir,
një ditë do të bëhet më mirë,
do të jemi të lirë, të lirë.

Edhe të paudhët paskan ditëvdekje,
shpirtrobërit kanë mbushur ditë,
do ikin duke fjetur a në mesditë.

Do të bëhet më mirë një ditë,
të shtypurit do të dalin n’dritë,
dielli sytë do t’ua shndrit’.

Një ditë të rinjtë nuk do të largohen,
në vatrën e tyre do të lartohen,
shtëpitë do mbushin e do shtohen.

Është mall nëne jo ëndërr poeti,
lëndojnë rrugët nga përtejdeti,
një kothere bukë e dashuri,
ka në shtëpi, në shtëpi.

Një ditë do të bëhet më mirë,
Më mirë, më mirë,
të lirë, të lirë…

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments