Sunday, November 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSDM kërkon hetim ndaj Mickoskit për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

LSDM kërkon hetim ndaj Mickoskit për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

LSDM kërkon hetim urgjent ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski dhe disa zyrtarëve të tjerë lidhur me hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni.
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, deklaroi se guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, ka pranuar publikisht se vendimi për hyrjen e bankës ishte marrë në koordinim me Mickoskin.
Sipas Dimitrijeviqit, përkundër paralajmërimeve të LSDM-së dhe shqetësimeve për kapitalin e bankës, qeveria kishte mundësuar hyrjen e saj në tregun maqedonas. Ai pretendon gjithashtu se Mickoski kishte ndërmarrë hapa përmes qeverisë që ndërmarrjet publike të shisnin aksionet e tyre në favor të pronarit të bankës, Davor Macura.

Dimitrijeviq ngriti shqetësime edhe për situatën aktuale të bankës, e cila është vendosur nën administrim të detyruar. Sipas tij, qytetarët kanë vështirësi në tërheqjen e kursimeve, pensionistët në marrjen e pensioneve, ndërsa kompanitë në realizimin e pagesave të pagave.
Ai kërkoi nga Prokuroria Publike të nisë hetim dhe të përcaktojë përgjegjësinë e Mickoskit, Slaveskit, ministres Gordana Koçoska dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë proces.
LSDM pretendon se vendimet politike të qeverisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rastin e Alta Bankës dhe kërkon që përgjegjësia të hetohet edhe në aspektin penal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!