Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, tha se Aleanca për Shqiptarët ka prozuar sjelljen e disa ligjeve, siç është ligji i lojrave të fatit që të spostohen vetëm në hotelet me 5 yje.
“Qëndrimet tona si Aleancë për Shqiptarët ne i kemi sqaruar. Ne kemi dalë dhe kemi paraqitur agjendën tonë, ku kemi paralajmëruar sjelljen e disa ligjeve. Kemi sjellë në procedurë Ligjin për lojërat e fatit që planifikojmë të spostohen në hotele me 5 yje, dhe ligji i shkollave të mesme për rastin e grave ku shtetin është më afër diktaturës sesa demokracisë, po ashtu edhe një ligjin për përfaqësime adekuate”, tha Sela.