Vajza e cila humbi jetën në tërmetin e mbrëmshëm në Stolac të Bosnjës dhe Hercegovinës është 28 vjeçarja Elmira Sefo. Këtë e kanë bërë të ditur mediat boshnjake, ndërkaq prindërit e saj janë të lënduar, shkruan Avaz.
Mediat boshnjake gjithashtu kanë bërë të ditur se deri në këtë fund fa tal ka ardhur pasiqë në shtëpinë e familjes Sefo është rrëzuar një mur i cili ka rënë mbi anëtarët e familjes.
Edhe në rrjetet sociale kanë vërshuar lutjet për të ndjerën. Një nga influencerët më të njohur boshnjak Nedim Botiç ka shkruar dedikimin mç prekës, i cili ka marrë qindra shpërndarje dhe komente të dhimbshme, shkruan monitor.mk. Ai ka përshkruar ditën e fundit të Elmirës duke thënë se ajo kishte agjëruar të xhumanë, kishte bërë iftar në Xhami, kishte falur namazin dhe humbi jetën nga tërmeti. /monitor.mk
Ja postimi i plotë i Botiçit:
“Mbrëmjen e sotme në Stolac ka mbetur e vde*kur Elmira Sefo nga tërmeti dhe rrëzimi i murit në shtëpinë e saj. Ajo agjëroi të xhumanë.
Bëri iftar në Xhami, ju shërbeu agjëruesve. Fali namazin e jacisë dhe teravisë. Dhe kaloi në ahiret!
Rahmet për shpirtin e saj të mirë dhe i Gjithëmëshirshmi le ta shpërblej atë me mëshirën dhe faljen e Tij. Ndërsa familjes së saj le ti fal durimin dhe ti takoj sërish në Xhehnet me Elmirën e dashur! Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”.