Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëFamilja Jasharaj organizoi iftar me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit...

Familja Jasharaj organizoi iftar me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit (FOTO)

Familja Jasharaj organizoi iftar me rastin e muajit të Ramazanit.

Më poshtë njoftimi dhe porosia e Bekim Jasharit:

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, bashkë me mixhën e dashur Rifat, organizuam iftar të përbashkët me hoxhallarë, veteran e invalid të UÇK-së, familje të dëshmorëve e bashkëpunëtorë.
Ishte nder i veçantë që të jemi bashkë në këtë muaj të solidaritetit, mëshirës, humanizmit dhe veprave të mira për njerëzit në nevojë.

Në këtë iftar, pranova një mirënjohje nga Bashkësia Islame në Skenderaj, për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur dhe kemi në vazhdimësi.

Në këtë muaj të mëshirës lutemi për paqe e siguri në botë, mirëqenie e mbarësi për të gjithë!

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë agjëruesit!

Bashkë në çdo festë e sfidë, për kombin, shtetin dhe shoqërinë tonë!


AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments