Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEkspertët: Politika shkatërruesi kryesor i arsimit, jo mësimdhënësit

Ekspertët: Politika shkatërruesi kryesor i arsimit, jo mësimdhënësit

Gazetar: Mefail Ismaili

Nuk janë mësimdhënësit të dobët dhe joefikas, por politikat qeveritare apo të Ministrave të Arsimit që ndryshojnë varësisht se cili kuadër i cilës parti vjen në këtë post, shkruan Alsat. Kështu i përgjigjen akuzave të ministrit Fatmir Besimi disa mësimdhënës të pyetur nga Alsat për të komentuar pohimet e Besimit se mësimdhënësit duhet të punojnë më shumë që të kenë paga më të larta.

Profesori Havzi Mustafa thotë se, për dallim prej shumë vite më parë, kur mësuesi ishte personalitet i nderuar, tani është në gjendje të mjerueshme, i anashkaluar dhe në presion të pushtetit. Ai thotë se çdo ministër i Arsimit vjen me ide dhe programe të reja duke i hedhur poshtë politikat arsimore të paraardhësit të tij.

“Më e keqja është se çdo ministër që vjen edhe atë që është arrite e kthen në zero… qoftë për ngritje permanente të arsimtarit, qoftë për infrastrukturën, qoftë për tekste shkollore, e shihni se me çfarë përmbajtje nxënësit mësojnë. Kanë sjellë ligje të ndryshme që as ministria nuk i zbaton… Në shkollë mësuesve nuk u duhen shumë ligje, por u duhet motivim…. kur ta marrësh në përgjithësi se në cilat shkolla mësuesit punojnë, me sa nxënës punojnë, cilat janë kushtet që të mund të jenë kreativ nëpër shkolla, shihet se nuk i plotësojnë kushtet asnjë shkollë, prej tek tualetet e deri tek dhënia e mësimit”, deklaroi Havzi Mustafa, profesor.

Vllado Dimovski, mësimdhënës thotë se përgjegjës për cilësinë në arsim janë vet politikanët dhe institucionet të cilat përpilojnë programet arsimore, por edhe drejtuesit e shkollave. Dimovski thotë se lojërat politike janë fajtori kryesor që në shkolla ka nivel të ulët të mësimit.

“Arsimtarët kur punësohen duhet tu ofrohet punë me afat të pacaktuar të punës, me qëllim që japë kualitet, të ketë siguri dhe motiv për ta punuar këtë. Për momentin kemi mbi 4800 arsimtarë, një pjesë prej të cilëve deri edhe në 10 vite… këtu ka lojëra politike, andaj mbesin shumë arsimtarë me status të parregulluar të punës për shkak se ne shpesh kemi zgjedhje në shtet dhe në ato zgjedhje ato janë trup i sigurte votues i partisë”, u shpreh Vllado Dimovski, mësimdhënës.

Akuzat e ministrit Besimi, kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, dje i quajti si fyese dhe shtoi se kuadrot që lëshojnë vendin dëshmojnë më së miri punën e mësimdhënësve por edhe të politikanëve.

“Mund të lavdërohemi, për fat të keqe, që profesionistë tonë, të arsimuar këtu, ku kanë kryer fakultete dhe studime postdiplomike ikin jashtë vendit si produkt i gatshëm në shtetet me zhvillim të lartë dhe janë profesionist të shkëlqyer. Nëse nuk do të ishin të mirë arsimtarët dhe nuk do i edukonin mirë, me siguri nuk do i kërkonin në Evropë që të japin kontribut për zhvillim të një shteti tjetër dhe jo për shtetin e tyre”, theksoi Jakim Nedellkov, SASHK.

Në tre vitet e fundit, katër herë janë ndërruar ministrat e arsimit dhe secili prej tyre ka ardhur në këtë post me premtime të shumta për reforma në arsim. Por, gjatë kësaj periudhe, arsimi është përballur me probleme të shumta, mungesë të kushteve, koncepte të reja mësimore që nuk gjetën zbatim, mungesë të librave, mbyllje të shkollave gjatë pandemisë dhe me mësim online të dështuar gjë që ishte konstatuar edhe nga UNICE-ti

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!