Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniStevo Pendarovski “barazon” me kampionin botëror të bodybuildingut (FOTO)

Stevo Pendarovski “barazon” me kampionin botëror të bodybuildingut (FOTO)

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka takuar kampionin botëror të bodybuildingut, Mihal Krizanek nga Sllovakia.

Ai përmes postimit të disa fotografive në rrjetin social Facebook, shihet në një duel në mundje dore me kampionin në fjalë.

Sipas Pendarovsk, ky duel ka përfunduar me rezultat të barabartë, përcjell Klankosova.tv.

“Barazim me kampionin botëror të bodybuildingut, Mihal Krizanek nga Sllovakia. Pata rastin ta takoj gjatë qëndrimit të tij në Shkup, si mysafir nderi i Federatës së Bodybuilding dhe Fitnes të Maqedonisë, në kuadër të një gare ndërkombëtare për bodybuilding”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments