Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

LSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

Qeveria e udhëhequr nga LSDM si asnjë deri tani ka treguar përkujdesje të vërtetë për arsimin si sektor kyç në shoqërinë tonë. Kështu shprehen në komunikatën e sotme për media nga partia Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Siç thonë nga kjo parti, në bisedimet me SASHK, Qeveria ka ofruar rritje të pagave të mësimdhënësve për 10%, gjegjësisht rritje për 2500 denarë mesatarisht, si dhe metodologji me të cilën sigurohet rritje e vazhdueshme e pagave dhe zgjidhje përfundimtare të statusit social të kuadrit mësimdhënës.

“Nënvlerësuese është refuzimi i rritjes së ofruar të pagave në kohë kur e gjithë bota përballet me krizë energjetike dhe ekonomike. Shkaktimi i dëmit ndaj nxënësve të cilët duhet të ndjekin mësimin është e papërgjegjshme. SASHK me refuzimin e ofertës, interesat personale i vendosi para interesave të fëmijëve.

Në përputhje me ligjin për marrdhënie pune dhe marrëveshjes kolektive për arsim fillor dhe të mesëm, edhe për të punësuarit në institucionet publike për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve në moshë parashkollore, të punësuarve të cilët mbajnë greva do u paguhen vetëm kontributet”, paralajmërojnë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se pagat që duhet t’i marin, tani le t’i kërkojnë nga SASHK. Kjo për arsye se siç thonë, të gjithë duhet të kujdesen për interesin e fëmijëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!