Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH: Fatmir, partia juaj i dallashiti shifrat! Mbroje Kërçovën dhe jo BDI-në!

ASH: Fatmir, partia juaj i dallashiti shifrat! Mbroje Kërçovën dhe jo BDI-në!

Aleanca për Shqiptarët shpreh keqardhje për mënyrën e reagimit të Kryetarit të Komunës së Kërçovës, z.Fatmir Dehari. Ne sot alarmuam rrezikun që u kanoset shqiptarëve të Kërçovës si pasojë e manipulimeve me regjistrimin që ka bërë Qeveria LSDM-BDI, duke shtuar të imputuarit dhe duke fshehur të dhënat e diasporës shqiptare nga ky qytet. Dehari tha që e kemi dallash, ndërsa ne i bëjmë thirrje që të kthjellet dhe ta kuptojë dallashin e vërtetë. Dehari sot nuk duhet të jetë në mbrojtje të partisë dhe Qeverisë, por në mbrojtje të shqiptarëve të Kërçovës. E kujtojmë Deharin se shefi i Qeverisë së tyre, Kovaçevski tha që edhe përfaqësimi nëpër institucione do të bëhet sipas përqindjes së banorëve rezident, duke paralajmëruar një qasje të këtillë edhe për të drejtat e tjera kolektive të shqiptarëve. E ftojmë Deharin të na bashkëngjitet në kërkesën tonë që diaspora të llogaritet në numrin e përgjithshëm të qytetarëve nëpër komuna dhe ta shpëtojmë bashkërisht të drejtën për përdorimin e flamurit kombëtar në Kërçovë.

– Aleanca për Shqiptarët –

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments