Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriEmocionale/ Varfëria dhe mjerimi i ndau! Katër jetimët bëhen bashkë!Shqiptarët i bëjnë...

Emocionale/ Varfëria dhe mjerimi i ndau! Katër jetimët bëhen bashkë!Shqiptarët i bëjnë me banesë tê re (VIDEO)

“Shqiptarët për Shqiptarët” përgatiti një surprizë të madhe për familjen Jaupaj, e cila pas vdekjes së kryefamiljarit e varfërisë së madhe, ishte ndarë në katër copa.

Eneida shkoi të takojë fillimisht dy vajzat e mëdha të familjes, të cilat jetonin tek shtëpia e gjyshit.

Eneida: Mbesat e tua, që janë kaq të mira, do të ti marr pak? T’i dërgojmë të takojnë pjesën tjetër të familjes.

Gjyshi, Zylyftari: Ti jap patjetër, pse jo

Eneida: Ejani vajza të takojmë, mamin, vëllain e motrën, të bëheni njëherë të gjithë bashkë. Besoj se sadopak mund t’ua lehtësojmë dhimbjen. S’mund t’u zëvendësojmë atë që është e pakthyeshme, por të bëjmë aqsa mundemi që t’ju ngrohim zemrën në këto muaj mungese.

Prej mëse tre muajsh, Aleksandra e Aurora nuk e shihnin nënën e tyre. Ajo i pret me përqafime e lot.

Nëna, Elisabeta: Të keqen nëna… kaq kohë pa të parë (qan). Ju bëftë dita njëmijë që më sollët vajzat. Faleminderit shumë.

Eneida: E pamundur t’i mbash lotët kur e sheh këtë gjendje…

Elisabeta: Sot bënte 46 vjeç im shoq, po të ishte gjallë do të kishte ditëlindjen. Me lot në sy u ngrita, sepse sot do duhej të isha bashkë me vajzat e djalin.

Eneida i thotë familjes Jaupaj që të bëhen gati për të shëtitur, pa i treguar se shumë shpejt, për ta do të ndodhe mrekullia.

Eneida: Ne do të shkojmë diku bashkë, të ulemi diku, pse jo të hamë një drekë bashkë. Hajde bëhemi gati.

Ndërkohë në Ballsh, Fatma Naçi e Meri Bejleri po presin me padurim ardhjen e familjes Jaupaj. Fatma tregon se kur ka parë historinë e kësaj familje është prekur tej mase.

Fatma: Meri nuk e di sesi do ta përballoj këtë situatë, po më del zemra vendit. Shpresoj që të gjithë të kënaqen, sot ishte dhe ditëlindja e babait të tyre të ndjerë… është një gëzim shumë i madh për ne, është një rast shumë special për ne.

Familja Jaupaj troket në derë, ndërsa Fatma e Meri i presin krahëhapur. Ato ende nuk i kanë treguar se po hyjnë në shtëpinë e tyre të re.

Fatma: Zoti të bekoftë me këta fëmijë të mrekullueshëm, që i ke rritur… sot është ditë e veçantë për ju… ne sot me plot gojën të themi, mirëserdhe në shtëpinë tënde Elisabeta.

Elisabeta e fëmijët nuk i mbajnë dot më lotët.

Elisabeta: Sot në ditëlindjen e 46 të tim shoqi… nuk e prisja kurrë këtë. (qan) Sot është surpriza më e bukur. Do të bashkohem me fëmijët e mi…

Sytë e Fatmës mbushen me lot, kur shikon lotët e gëzimit të një nëne, të ndarë prej një viti nga fëmijët e saj.

Fatma: Nuk e ke idenë Elisabeta, lumturinë e madhe që po ndjejmë që jeni bashkë… mbani fort njëri- tjetrin. Ne do t’i kemi vajzat e tua si vajzat tona dhe ju si motrën tonë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!