Hoxha kosovar Behar Mjekiqi ka thënë se një mysliman duhet të jetë i mëshirshëm gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë muajit të Ramazanit.
Një besimtar i tillë, thotë Mjekiqi, është shembull i mirë për të tjerët.
Deklaratat Mjekiqi i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Allahu kur e ka dërguar profetin tonë Pejgamber ka thënë: “ty të kemi dërguar mëshirë për mbarë njerëzimin”. Dhe profeti jonë është mëshirës, është njeri”, thotë Mjekiqi.
“Myslimani në përgjithësi duhet me qenë i mëshirshëm jo vetëm në Ramazan. Nëse një njeri nuk është i mëshirshëm edhe muajve të tjerë dhe ditëve të tjera por vetëm në Ramazan ai për mua, mendoj se është një mysliman sezonal”, sqaroi Hoxha.
“Myslimani kur është i mëshirshëm edhe gjatë muajve të tjerë në Ramazan ajo doza e mëshirës vetëm i rritet. Do të jetë shëmbëlltyrë, do të jetë një shembull për të tjerët”, tha ai.
“A ka mundësi që njeriu edhe agjërueshëm me qenë, edhe mysliman me qenë edhe mos me qenë i mëshirshëm, po ka mundësi dhe ka shumë të tillë. Arsyeja është se njeriu nuk e ka kuptuar drejtë çka domethënë mysliman”, theksoi Mjekiqi.