Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniÇfarë u rrëzua në afërsi të Shkupit? Kontrolli i Trafikut Ajror: Dikush...

Çfarë u rrëzua në afërsi të Shkupit? Kontrolli i Trafikut Ajror: Dikush mund të bëjë shaka për 1 prill

Policia ka dalë në terren në zonën e fshatit Bujkovc afër aeroportit të Shkupit për të kontrolluar spekulimet që po përhapen se pasditen e sotme është rrëzuar një aeroplan, i cili lëvizte shumë poshtë mbi ara dhe banorët raportojnë se është rrëzuar. Madje për këtë ka spekulime se ishte një dron. Burime nga Ministria e Brendshme konfirmuan se pas denoncimit përfaqësuesit e tyre kanë vepruar dhe kanë kontrolluar zonën por nuk kanë gjetur asgjë. Ndërkaq, nga Kontrolli i Trafikut Ajror kanë mohuar të jetë rrëzuar ndonjë mjet fluturues, duke thënë se dikush mund të bëjë shaka për 1 prill, transmeton TetovaSot. “Nuk ka një gjë të tillë, nuk ka një gjë të tillë, dikush mund të bëjë shaka për 1 prill” thanë nga Kontrolli i Trafikut Ajror për FOKUS. Bujkovci ndodhet në komunën e Ilindenit në afërsi të aeroportit të Shkupit, ndërsa atje edhe mbi shtëpitë aeroplanët shpesh fluturojnë ulët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments